Lippi: Dime te luajme edhe me mire

18/06/2009 12:50

Kampionia e botes, Italia do te takohet sot me Egjiptin per Kupen e Konfederatave dhe trajneri axurreve, Marcello Lippi ka premtuar loje me te mire se ajo e zhvilluar ndaj SHBA-se.

“Do te bej disa zevendesime dhe nese mendoni se keni kuptuar gjithcka shikoni ndeshjen dhe do shihni se sa zevendesime keni gjetur. Ne dime te luajme shume here me mire sec beme ne ndeshjen e pare kunder SHBA-se” u shpreh Lippi per gazetaret.

Italia luan ndeshjen e dyte per trofeun kunder kampionit te Afrikes, Egjiptin. Rossi heroi i ndeshjes me SHBA-se bashke me Santon priten qe te aktivizohen qe nga minuta e para e takimit.

Top Channel