Kupa e Konfederatave, samba braziliane ndaj SHBA
18/06/2009 18:25
Brazili “tregon dhembet” ne ndeshjen e dyte te Grupit A per Kupen e Konfederatave.
Skuadra Selecao ka mundur me rezultatin e paster 3-0 SHBA-ne ne nje ndeshje pa shume histori dhe te dominuar nga djemte e Dunga-s. Golat u shenuan nga Felipe Melo ne minuten e 7-te, Robinho 13 minuta me pas dhe Maicon ne minuten e 17-te te pjeses se dyte.
Me kete humbje, SHBA ka humbur te gjitha shpresat per nje kualifikim te mundshem ne fazen gjysmefinale te kompeticionit, ndersa Brazili kryeson grupin me 6 pike, ne pritje te ndeshjes se darkes Itali-Egjipt.
Beteja per vendin e pare te ketij grupi eshte shume e rendesishme pasi ka shume mundesi qe skuadra e dyte te ndeshet me Spanjen kryesuese te Grupit B.
Top Channel