Kriza, OKB: Dritherat do te kushtojne me lire

18/06/2009 08:00

Fermeret do te marrin me pak te ardhura nga prodhimet e tyre gjate viteve te ardhshme, si pasoje e renies se çmimeve te shkaktuara nga kriza, por prodhuesit e mishit do te vuajne me shume se te tjeret.

Lajmi behet i ditur nga nje studim i perbashket i OECD dhe zyres se OKB-se per Ushqimet e Bujqesine. Çmimet parashikohet te bien ne dy-tre vitet e ardhshme, para se te fillojne te rriten, por rritja do te jete me e vogel se ajo qe bota ka perjetuar ne dekaden 1996-2006, thote studimi.

Ne vlere reale, çmimet priten te mos ndryshojne pothuajse fare ne te gjithe dekaden e ardhshme. “Nuk ka shume te dhena qe te deshmojne per ndonje ndryshim te rendesishem strukturor qe sjell rritje te çmimeve”, thote raporti.

Vitin e kaluar, bota u perball me nje rritje te paprecedent te çmimeve te ushqimeve, gje qe shkaktoi protesta te dhunshme ne shume vende. Shume u frikesuan se çmimet do te mbeteshin te larta per nje kohe te gjate, por ekspertet paten paralajmeruar se rritja kishte vetem shkaqe te perkohshme, si ulja e siperfaqes se tokes nen kultivim ne Rusi, apo thatesira ne Australi.

“Renia e te ardhurave reale te popullates se botes do te sjelle reduktim te kerkeses per mallra bujqesore dhe per pasoje, do te kete edhe renie çmimesh”, thuhet ne raport. Ekspertet dyshojne se kriza do t’i shtyje fermeret te prodhojne me shume ne menyre qe te kompensojne renien e te ardhurave, gje qe do te sjelle ulje te metejshme çmimesh.

Por, ne terma afatgjate, çmimet parashikohen ne rritje. Deri ne vitin 2018, dritherat priten te rriten me 10-20 per qind, ndersa vaji vegjetal pritet te kushtoje 30 per qind me shtrenjte si pasoje e rritjes se kostos se energjise. Gjalpi pritet te shtrenjtohet me shume, kryesisht per shkak te rritjes se kerkeses se shkaktuar nga ndryshimi i shijeve te botes. Raporti thote gjithashtu se kostoja e naftes do te jete percaktuese per sa i perket ecurise se çmimeve te ushqimeve.

E ardhmja e kerkeses per bionafte vihet ne dyshim, per shkak se kjo lloj nafte eshte me e kushtueshme se ajo konvencionale dhe se çmimi aktual i naftes e nxjerr ate nga tregu.

Çmimi i mishit pritet te mbetet i njejte pergjate te gjithe periudhes. Çmimet e mishit nuk u rriten as gjate krizes se vitit te kaluar. Ne total, ekspertet besojne se fermeret pritet te jene me te varfer gjate dekades se ardhshme, si pasoje e kombinimit te faktoreve te ndryshem ekonomik, te gjitha te lidhura me krizen boterore aktuale.

Top Channel