
Kur duhen edhe disa ore nga mbyllja e dates se regjistrimit te skuderive per vitin 2010, FIA dhe Fota nuk kane ndryshuar pozicionet.
Skuderite “rebele” do takohen sot ne seline e Renault ne Enstone ku do diskutojne per te marre nje vendim perfundimtar. Ne tavolinen e bisedimeve do jete edhe nje propozim qe parashikon shpenzimin e 100 milione eurove per sezonin 2010, rreth 60 milione euro me shume se vendimi i marre nga FIA.
Ne kete propozim, FIA kerkon qe shpenzimet ne sezonin 2011 te shkojne ne 45 milione euro. Mosley ka propozuar gjithashtu qe Pakti i Konkordias, i skaduar ne vitin 1998, te jete ne fuqi deri ne vitin 2014. Ferrari, McLaren, Renault, Bmw-Sauber, Red Bull, Toro Rosso, Toyota dhe Brawn GP kerkojne rregulla pa variacione dhe nje grup ekspertesh per te diskutuar ceshtjet e apelit.
Top Channel