
Prokuroria e Krimeve te Renda ka perfunduar hetimet per pese persona te akuzuar per trafik nderkombetar te lendes narkotike. Droga, e llojit hashash, ishte marre ne fshatin Lazarat dhe do te transportohej ne shtetin e Greqise.
Hetimet kane percaktuar se i pandehuri Pajtim Hysllari, me banim afer Institutit Bujqesor te Kamzes, Tirane, kishte lidhje shoqerore me Idris Derxhon, banor i fshatit Lazarat te Gjirokastres.
Gjate muajit dhjetor 2008, te dy kane komunikuar ne telefon me njeri-tjetrin rreth nje sasie lende narkotike. Droga eshte blere nga Pajtim Hysllari, i cili ne bashkepunim edhe me Jetmir Madanin dhe Oljan Muçollarin kane organizuar trafikimin per ne shtetin grek.
Ne date 17 dhjetor 2008, Hysllari ka shkuar ne Gjirokaster dhe eshte takuar me Derxhon, te cilit i dorezon sasine prej 10000 eurosh. Me pas, komunikon ne telefon me te pandehurin tjeter Jetmir Madani, te cilit i ka kerkuar qe me autoveturen e tij te shkonte ne Gjirokaster, me qellim transportimin e lendes narkotike per ne Tirane. Ky i fundit, pas bisedes se kryer me autoveturen e tij tip “Opel Vektra” me targa italiane BS 055 JE, ne oret e para te mengjesit te dates 18 dhjetor 2008 ka shkuar ne vendin e quajtur “VIRUA”, Gjirokaster.
Aty pasi takohet me te pandehurin Pajtim Hysllari, fusin ne bagazhin e autovetures 3 çanta me lende narkotike dhe me pas jane larguar per ne drejtim te Tiranes. Derxho dhe Hysllari kane rene dakord qe trafikimi i lendes narkotike ne Greqi do te behej ne date 19 dhjetor 2008.
Me organizimin e punes eshte marre Hysllari, i cili ka gjetur edhe bashkepunetoret e tjere, te cilet do e ndihmonin per te arritur qellimin. Droga fillimisht do te transportohej nga Tirana per ne qytetin e Ersekes dhe me pas do te kalonte ne shtetin helen. Hysllari, me qellim per te kontrolluar rrugen nga Tirana per ne Erseke, ka komunikuar dhe me te pandehurin Oljan Muçollari.
Rrugen per ne drejtim te kufirit me Greqine e kane bere me dy automjete. Rruga nga Tirana deri ne Erseke eshte bere normalisht, por pikerisht kur i pandehuri Hysllari dhe mjetet me te cilat ai ka udhetuar me bashkepunetoret e tij arriten ne afersi te vendit te quajtur Çezma e Leskovikut, Erseke, nga ana e punonjesve te policise fillimisht eshte ndaluar automjeti tip “Opel-Vektra”.
Ne bagazhin e ketij automjeti eshte gjetur dhe me pas sekuestruar edhe sasia prej 35 kg lende narkotike kanabis sativa. Ne kete moment eshte bere arrestimi ne flagrance i drejtuesit te autovetures Jetmir Madani. Me pas eshte ndaluar edhe automjeti i dyte me drejtues te pandehurin Oljan Muçollari. Nje tjeter dosje ndodhet ne Prokurorine e Krimeve te Renda per kete episod me persona te tjere nen hetim.
Top Channel