
Prodhuesit e shalqinit ne zonen e Divjakes kane mundur te bejne nje kontrate shume te leverdisshme per te furnizuar nje rrjet dyqanesh britanike.
Pak dite me pare ata nisen ngarkesen e dyte me 20 ton shalqinj ndersa jane kontraktuar edhe 7 ngarkesa me rreth 140 tone gjithsej.
Ky prodhim ka per destinacion rrjetin e supermarketeve ASDA e cila eshte dege britanike e Wall Mart. Fermeret e zones kane investuar ne kete kulture e cila pervec tregut te brendshem ka edhe nje treg shume te mire ne vendet fqinje dhe deri ne Britanine e Madhe.
Fermeret megjithate kerkojne mbrojtje per shkak se deri me tani jane nen meshiren e natyres. Gjithashtu kerkojne edhe nje ndihme konkrete per te bere te mundur eksportimin e sasise se madhe te prodhimit te tyre.
Top Channel