
Ne diten e fundit te afatit per aplikim per karta identiteti, gjate nje mitingu ne Mamurras, duke u kerkuar qytetareve te aplikojne dhe te terheqin dokumentat e identitetit, pak dite pas verejtjeve te OSBE-se, zoti Berisha beri thirrje per te eliminuar votimin familjar, i cili eshte konsideruar gjithnje nga vezhguesit, si nje prej defekteve te procesit elektoral.
“Zgjedhjet do te ndiqen nga 500 vezhgues te huaj.Evropa duhet te bindet se ne votojme te lire, votojme sipas rregullave”, u shpreh Berisha.
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha gjate fjalimit te tij ne Mamurras, pjese e qarkut te Lezhes, e perqendroi vemendjen tek programi i demokrateve per punesimin dhe rritjen e ndihmes se qeverise per fermeret.
“Do te subvencionojme te gjitha imputet dhe akcizen e naftes per çdo siperfaqe te mbjelle. Do te krijojme hapesira te medha per tregun, do te nxisim agrobiznesin. Rritja e madhe e prodhimit bujqesor eshte nje nga qellimet tona me madhore te projektit tone”, u shpreh Berisha.
Zoti Berisha u takua edhe me banore te Ishmit, ne qarkun e Durresit, ku, pasi ftoi serish socialistet te bashkojne votat me demokratet, beri diversion politik mes socialisteve, kur sulmoi kreun e tyre, Edi Ramen .
“Te bashkohemi edhe per faktin se njeriu qe duhet t’ju udhehiqte juve sipas rregullit te demokracise, pasi ju beri thirrje juve nje vit rresht pertej te majtes dhe te djathtes, u fut nen tavoline. Te dashur socialiste, faktikisht, thirrja e tij pertej se majtes dhe te djathtes ishte as me te majten, as me te majten, por me 99-shat. Prandaj le te bashkohemi ne kete projekt te madh te perbashket. Te miren ta ndajme me njeri – tjetrin, djersen ta derdhim se bashku”, ftoi Berisha.
Top Channel