
Pasi shkriu te gjitha strukturat dhe drejtorite e minierave, duke i unifikuar ne nje te vetme, prane Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes, tashme qeveria shqiptare kujtohet se nevojitet edhe nje plan zhvillimi.
Per kete qellim eshte kerkuar ndihma e qeverise japoneze, e cila eshte treguar e gatshme per te bere studimet dhe hartimin e nje master plani.
Strategjia e METE-s per tre vitet e ardhshme lidhet me zhvillimin e sektorit minerar, por edhe me garantimin e sigurise. Kesisoj, brenda tre viteve pritet shembja e 90 minierave, te cilat ishin burim rreziku per jeten e banoreve perreth.
JICA (Agjencia Japoneze per Bashkepunim Nderkombetar) ka marre persiper zbatimin e projektit te ri, nga ku synohet permiresimi i rrjetit tregtar te minierave.
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjise pretendon se ka krijuar nje treg te konkurrueshem ne fushen e industrise minerare, si efekt i reduktimit te licencave. “Megjithate, pavaresisht zhvillimit te deritanishem, mbetet shume pune per t’u bere.
Promovimi i industrise minerare duhet te behet duke u bazuar ne nje plan afatgjate dhe me nje strategji te qarte”, deklaron ministri Ruli. Duke analizuar situaten e sotme, ministria nuk ka nje plan gjitheperfshires dhe mjetet e nevojshme per promovimin e industrise minerare.
Nga japonezet pritet berja e Hartes Dixhitale e burimeve minerare per planifikimin dhe implementimin e Planit Kryesor.
Arritja kryesore e studimit eshte raporti final i projektit, i cili do te permbaje Planin Kryesor (Master Plan) per nje zhvillim te qendrueshem te sektorit minerar dhe qe perbehet nga strategjia e zhvillimit te veçante per çdo mineral si kromi, nikeli, bakri etj., si dhe hartimi i Plan Veprimit per çeshtjet e perbashketa ne industrine minerare si korniza ligjore, struktura organizative, promovimi i investimeve, mbrojtja e ambientit etj.
Japonezet kane marre persiper edhe hartimin e GIS (Sistemit Informativ Gjeografik) per mineralet bazuar ne te dhenat e burimeve natyrore.
Top Channel