
Tirana e sezonit te ri nuk pritet te jete shume e ndryshme nga ajo qe fitoi titullin kampion ne javen e fundit te edicionit 2008-‘09.
Lajmi u be i ditur nga drejtori teknik, qe aktualisht mban edhe postin e trajnerit, Alban Tafaj. “Objektivi yne kryesor eshte qe te mos prishet grupi aktual”, deklaroi ai.
“Boshti kryesor i skuadres qe fitoi titullin e 24-t kampion duhet te ruhet, ne menyre qe prej tyre te fillojne bazat per sezonin e ri”. Sipas drejtuesit te klubit, bardheblute do te synojne afrimin e tre futbollisteve per sezonin e ri, nga nje per secilin repart te fushes.
“Natyrisht qe per te vazhduar te jemi konkurrues dhe te pretendojme trofe, duhet te perforcohemi. Na nevojiten tri blerje: nga nje lojtar per secilin repart do te ishte me e mira. Keto tri afrime do te ishin nje garanci me shume, duke pasur parasysh edhe pretendimet tona gjate ketij viti, per te ecur sa me shume ne eliminatoret e Liges se Kampioneve”, shtoi Tafaj.
Gjithsesi, perpara se te mendojne per merkaton, drejtuesit e Tiranes duhet te zgjidhin çeshtjen e trajnerit (qe sipas kryedonatorit Refik Halili do te jete nje emer i njohur). Nje tjeter problem perben edhe fakti se shume prej lojtareve te skuadres ndihen ne ankth, pasi ende nuk kane filluar bisedimet per kontrata e reja. Ky proces eshte ngadalesuar sepse perveç Agollit qe vazhdon te mungoje me lejen e klubit, Devolli, Abraham, Pezo, Kçira, Korunovski dhe Rrudho ndodhen jashte shtetit ku po kalojne pushimet.
Lajmet pozitive kane ardhur pikerisht nga Abraham dhe Pezo, dy prej atyre qe shkelqyen gjate sezonit te kaluar. “Abraham ka konfirmuar ardhjen ne ekip dhe do te jete pjese e Tiranes edhe gjate ketij viti. Te njejten gje mund te them edhe per Pezon.
Te dy keta futbolliste do t’i bashkohen ekipit ne ditet ne vazhdim”, konfirmoi drejtori teknik, Tafaj. Vetem e ardhmja e sulmuesit Xhulian Rrudho duket ne dyshim: aktivizimi i paket me kampionet, ka bere qe lojtari ne pronesi te Kievo Verones ne Serine A italiane te mendoje seriozisht largimin.
Top Channel