
Procedurat e reja te prokurimit online, edhe pse kane gjashte muaj qe kane hyre ne fuqi, nuk po njihen mire nga biznesi. Vet Agjencia e Prokurimit Publik e pranon nje fakt te tille, aq sa here pas here ia nis nga e para per te sqaruar privatin per procedurat qe duhen te ndiqen.
Veshtiresite lidhen kryesisht me mungesen e internetit, i cili nuk eshte i shtrire ne te gjithe vendin. Dokumentet qe duhet te ndiqen, formularet, aplikimi, etj., qe te gjitha permes sistemit online, behen me te veshtira, kur mungon edhe kultura e perdorimit te kompjuterit.
Jo vetem kaq, por biznesi qe kerkon te marre pjese ne tender, duhet patjeter te instaloje nje fuqi te madhe interneti, i nevojshem per dergimin e materialeve. Sikur te mos mjaftonin gjithe keto probleme, ndodh qe sistemi online i APP-se del jashte funksioni per shkaqe teknike.
Ne gjashte muajt e pare te vitit 2009, kohe qe po zbatohet ligji i ri “Per prokurimin publik”, APP ka nxjerre nje sere udhezimesh per menyren e perdorimit te sistemit online. Ka nga ato udhezime qe tregojne dhe kapacitetin e internetit qe duhet instaluar, kurse te tjeret i perkasin me se shumti formatit te aplikimit.
Problemet
Ligji i ri i prokurimit online nisi te aplikohet qe ne mesin e vitit 2008, per here te pare nga KESH, me pas ministrite dhe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve.
Sistemi i ri u be fale projektit te USAID, i cili mori persiper te udhezonte edhe biznesin per procedurat e reja. Nga 1 janari 2009, te gjitha institucionet shteterore jane detyruar te zbatojne rregullat e reja. Ne kete pike nuk benin perjashtim as komunat, kudo qofshin ato. Biznesi ka shprehur disa here shqetesimin per menyren e aplikimit online te tendereve, kjo per faktin se sherbimi i internetit nuk eshte i shtrire ne te gjithe vendin.
Avantazhet
Procedurat e prokurimit nepermjet ketij sistemi shmangin mundesine e kontaktimit te operatoreve ekonomike me njeri-tjetrin, si dhe mundesine e kontaktimit te biznesit me punonjesit e prokurimit ne autoritete kontraktore.
Projekti u be fale asistences dhe financimit te USAID, ne kuader te Sfides se Mijevjeçarit, program i qeverise se SHBA-se. Me gjithe problemet, APP thote se tenderet online shkurtojne afatet e zhvillimit te procedurave, si dhe ulin kostot qe duheshin per zhvillimin e procedurave ne forme shkresore.
Nga statistikat e raportit final te Projektit te Sfides se Mijevjeçarit per Shqiperine, i administruar nga USAID, rezulton se gjate vitit 2008, kostot per kryerjen e procedurave te prokurimit publik jane reduktuar me 15 per qind.
Top Channel