
Kur kane mbetur edhe 11 dite nga data e zgjedhjeve politike te 28 qershorit kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama shperthen me nje prej deklaratave me te fuqishme qe prej fillimit te fushates me 28 maj.
Ai ishte ne zonen e Mallakastres ne qarkun e Fierit, ku do ta dalin 16 deputete per kuvendin e Shqiperise dhe ku PS synon te fitoje shumice dyshifrore.
Mesazhi i zotit Rama drejtuar votuesve dhe jo vetem atyre, kishte si premtim ashtu dhe kercenimin ligjor per ate qe do mund te cenoje drejtimin qofte edhe te nje vote te vetme.
“Thuajini te gjitheve se askush nuk ka fuqi ta preke voten tone me 28 qershor. Nuk ka pushtet rrugacesh dhe rrugace ne pushtet qe mund te prekin voten e ndryshimit. Nuk do te kete vrime per t’u fshehur per ate qe guxon te beje nje loje sado te vogel me voten e socialisteve”, u shpreh Rama.
Shefi i socialisteve Edi Rama tha ne Mallakaster se Shqiperia sot vuan nga pasojat e politikes se vjeter dhe nje prej ketyre vuajtjeve sipas tij eshte zvarritja qe prej 18 vitesh e procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimit Evropian.
Ai u angazhua se Partia Socialiste ne qeverisje do t’u jape shqiptareve mundesine te levizin brenda zones shengen pa viza duke nisur qe nga viti i ardhshem.
Zgjedhjet tha ai kane nje rendesi historike dhe perseriti thirrjen drejtuar qytetareve te votojne per Partine Socialiste.
“Vota e cuar jashte kutise se Partise Socialiste eshte nje vote qe e ndihmon politiken e vjeter”, theksoi Rama.
Top Channel