
Gjate turit zgjedhor, Edi Rama, kryetar i Partise Socialiste po fokusohet ne ceshtje te ndryshme qe trajton programi qeverises i socialisteve.
Si shprehje e kesaj ai eshte ndalur ne stacionin hekurudhor te qytetit te Elbasanit, nje konstatim ne terren i gjendjes se transportit hekurudhor per te cilen tha se i ngjan sistemit mesjetar te ketij sherbimi. Ai fajesoi per kete qeverisjen.
“Berisha ka keqqeveritur gjate ketyre viteve me skandale dhe abuzime qe kane humbur ne nje batak te pashoq korrupsioni. Berisha premtoi riperteritjen e ketij stacioni qe duhet te ishte pol i zhvillimit, po ne fakt eshte nje vetem nje mbetje”, tha Rama.
Kryetari socialist tha se synon te deshmoje prapambetjen e madhe te nje sherbimi kaq te rendesishem per qytetaret e Elbasanit. Ai e konsideroi te pafalshme gjendjen e mjerueshme, sipas tij, te transportit hekurudhor.
“Se bashku me qytetaret e Elbasanit, ne do ta kthejme kete qytet ne nje perspektive te re”, premtoi Rama.
Gjate nje takimi masiv ne qytetin e Belshit, kreu socialist u ndal ne politikat e punesimit qe do te ndjeke Partia Socialiste per rimekembjen e ekonomise ne vend.
Zoti Rama tha se qeverisja e socialisteve do t’i jape fund politikave korruptive sic tha ai te qeverise se sotme, e cila ka pasuruar nje pakice dhe ka verferuar shumcien e popullsise.
Top Channel