
Ne skuderine e Ferrarit nuk kane hequr dore nga lufta per titull. Pas brazilianit Massa edhe finlandezi Raikkonen mendon se ne Silverstone makina e kuqe do garoje ne nivele te larta.
“Skuadra ka pergatitur zgjidhje te reja dhe mendoj se cmimi i madh i Britanise do jete i veshtire por gjithesesi ne synojme podiumin. Kjo piste personifikon fillesen e karrieres time dhe gjithmone me ka pelqyer te garoj ketu”, shprehet ish kampioni i botes. Ne vijim, ai flet per karakteristikat e pistes se Silverstone, duke thene se koha e paqendrueshme ndikon cdo sezon ne garen e Formula 1.
“Per here te pare do garojme ne Silverstone pa kryer asnje test. Skuadra ka gjetur zgjidhje te reja qe do te provohen diten e premte paradite. Ne Silverstone kane shume rendesi kthesat e shpejta dhe pjesa aereodinamike e makines. Te shpresojme qe ndryshimet ne makine do na nxjerrin nga kjo situate”, thekson Raikkonen.
Top Channel