Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Te dhenat zyrtare te Ministrise se Financave tregojne se shpenzimet e qeverise kane arritur ne kete vit elektoral nivelin me te larte historik, 141 miliarde leke me nje rritje prej mbi 35 per qind krahasuar me vitin e kaluar.
Rritja e forte ka ardhur kryesisht nga investimet publike, te cilat ne fund te 5 mujorit, ishin 37 miliarde leke, ose 113 per qind e planit.
Gati gjysma e tyre kane shkuar vetem ne nje projekt, ate te rruges Durres-Kukes. Kjo eshte hera e pare qe qeveria aktuale, tejkalon investimet publike mbi planin, qe nga koha kur ajo erdhi ne pushtet ne vitin 2005. Vitet e kaluara shifra e realizimit te investimeve ka qene shume me poshte programit te buxhetit.
Ne pesemujorin e 2008-es, qeveria realizonte vetem 66 per qind te investimeve, ndersa ne vitin 2007 shifra ishte edhe me e ulet, vetem 46 per qind. Te dhenat tregojne se per kete vit, totali i shpenzimeve te buxhetit eshte mbajtur ne limitet maksimale te planit, 98 per qind e tij, fale mosrealizimeve ne disa zera te shpenzimeve korrente.
Sipas Ministrise se Financave shpenzimet korrente ose operative sic njihen ndryshe ishin 94.7 per qind e planit dhe kjo fale dy zerave, shpenzimeve te uleta te pushtetit lokal, te cilat kane qene 81 per qind e planit dhe renien e pagesave te kontributeve per sigurimet shoqerore qe qeveria ben per administraten.
Te dy zera kane qene 50 milione dollare me pak se plani. Por serish kjo nuk ka mjaftuar per ta mbajtur deficitin buxhetor nen kontroll. Sipas te dhenave deficiti arritin ne fund te majit 20.2 miliarde leke, 31 per qind me shume nga programi, si pasoje e investimeve te medha dhe renies se te ardhurave nga taksat, nga te cilat qeverise i mungojne ne pese muaj rreth 70 milione dollare
Top Channel