Obama: Pak ndryshim mes Ahmedinejad dhe Moussavi
17/06/2009 09:25
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se ka pak ndryshim mes presidentit te zgjedhur me kontestime ne Iran Mahmoud Ahmedinejad dhe liderit moderator Mir Hosein Moussavi dhe se dialogu me Iranin varet nga politikat qe do te ndiqen dhe jo nga njerezit.
“Mendoj qe jemi perballe nje regjimi jo shume miqesor ndaj Shteteve te Bashkuara. Kemi interesa afatgjate qe te mos kene nje arme berthamore dhe te mos financojne terrorizmin”- tha Obama ne nje interviste dhene per CNBC.
Presidenti amerikan me rastin e zgjedhjeve ne Iran ka dashur te ndjeke nje politike realiste duke mos nderhyre ne punet e brendeshme te Teheranit.
Top Channel