
Rrezohen pretendimet e banoreve mbi pronesine e tyre ne zonen bregdetare te Kakomese. Gjykata e Apelit te Tiranes shpalli vendimin qe rrezoi perfundimisht pretendimet e banoreve te fshatit Nivice per pronesine mbi token ne Kakome.
Seanca gjyqesore duket se i dha fund nje procesi, per te cilin nje vit me pare, po Gjykata e Tiranes, por e Shkalles se Pare, dha te njejtin vendim.
Verdikti gjyqesor, i marre dje pas disa seancash maratone, i hap rrugen investimit per ndertimin e fshatit turistik ne Kakome, sipas projektit te paraqitur nga shoqerite “Riviera” dhe “Club Med”, qe ishin penguar here pas here ne realizimin e projektit turistik.
Konflikti i krijuar mes shoqerive prestigjioze dhe banoreve te fshatrave prane bregdetit te Jugut, ne shume raste ka sjelle bllokimin e punimeve te firmes ndertuese, derisa çeshtja perfundoi ne dyert e gjykatave.
Ky konflikt, qe ne disa raste eshte shoqeruar me reagime te dhunshme nga banoret mbi mjetet e firmes dhe punonjesve te saj, ka filluar ne vitin 2004, kur Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise (KRRTRSH) miratoi lejen e ndertimit te nje prej fshatrave elitare turistike ne zonen e Kakomese.
Por ky ndertim, pas incidenteve ku u perfshine banoret, u be objekt i shqyrtimit te Agjencise Shteterore te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, e cila konstatoi se trualli i pretenduar ka qene gjithmone prone shteterore. Si prova jane shfrytezuar dhe perfundimet e arritura ne gjykimet e viteve 1932 dhe 1934.
Sipas arkivit, te gjitha dokumentet e shqyrtuara nga Oborri Mbreteror dhe gjykatat shqiptare te te gjitha shkalleve te kohes se monarkise, ashtu si dhe sot, kane konkluduar qe pronar i vetem i zones eshte shteti shqiptar. Ne kete zone, ne baze te projektit te paraqitur nga shoqerite “Riviera” dhe “Club Med”, do te ndertohet nje fshat turistik, i pari i ketij lloji ne vendin tone.
Projekti, sipas te dhenave, po zhvillohet mbi nje toke publike me siperfaqe prej 70 ha, ne baze te nje marreveshjeje qiraje te lidhur mes Ministrise se Rregullimit te Territorit e Ministrise se Turizmit dhe shoqerise “Riviera” sh.p.k., per nje periudhe prej 99 vjetesh.
Top Channel