Irak, pranga te shumekerkuarit te Al Kaedes
17/06/2009 18:45
Zevendeskomandanti i krahut ushtarak te Al Kaedes ne Irak eshte arrestuar sot nga forcat e sigurise ne Bagdad.
Personi ne fjale, i ndaluar se bashku me dy bashkepunetore, ra ne pranga gjate nje operacioni blic ne nje banese ne lagjen problematike te Gazalijas.
Sic njoftojne autoritetet irakene, Ahmed Abed Oweiyed konsiderohet si personi qe urdheroi vrasjen e deputetit Harithi al Obaidi, kryetar i komisionit paralmentar per te drejtat e njeriut.
Oweiyed, sipas policise se Bagdadit, ia besoi detyren nje adoleshenti qe e qelloi deputetin teksa ndodhej ne nje xhami.
Me pas 15 vjecari per t’u arratisur hodhi edhe nje granate ndaj turmes se njerezve, duke vrare tre vete.
Top Channel