Heroina Shqiperi-Gjermani, zbardhet linja e trafikut

17/06/2009 08:55

Prokuroria e Krimeve te Renda ka zbardhur nje linje te trafikut te droges, ku te implikuar ishin shtetas shqiptare dhe gjermane.

Ne baze te nje leter-porosie nga Berlini, akuza shqiptare ka ngritur akuzen e trafikut nderkombetar te lendeve narkotike ndaj shtetasit Abdulla Muka.

Nga hetimet paraprake per kete procedim penal ka rezultuar se autoritetet gjermane kane kerkuar te dhena ne lidhje me shtetasin gjerman, Viktor Nidens, i cili eshte arrestuar nga autoritetet policore gjermane, pasi ka transportuar nje sasi lende narkotike te tipit heroine nga territori shqiptar.

Sipas akteve te procedimit penal, shtetasi gjerman i quajtur Viktor Nidens ka biseduar nga Gjermania ne telefon me te pandehurin Abdulla Muka dhe kane lene te takohen ne nje pike kufitare te shtetit shqiptar, me qellim blerjen e lendes narkotike.

Sipas dosjes, shtetasi gjerman pasi ka mberritur ne Shqiperi ne daten 6 shtator 2008, eshte takuar me te pandehurin Abdulla Muka.

Te dy se bashku kane kaluar kufirin shqiptar ne date 7 shtator 2009 per ne Maqedoni dhe atje kane marre, tek nje shtetas maqedonas, nje sasi lende narkotike te tipit heroine, ne masen rreth 1 kilogram. Nga hetimet eshte zbuluar se shtetasi gjerman pas marrjes se lendes narkotike eshte nisur per te shkuar ne vendlindje, ku dhe eshte ndaluar, ndersa shtetasi shqiptar Abdulla Muka eshte kthyer ne Shqiperi.

Top Channel