
Hidhet shorti ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes per gjyqtarin e ri te ceshtjes “Gerdeci”, pas doreheqjes se kryesuesit Kreshnik Omari, per shkak te konfliktit te interesit.
Shefkie Demiraj u zgjodh te ishte pjese e trupit gjykues, ndersa kryesues do te jete Ridvan Hado. Anetari tjeter eshte gjyqtari Fehmi Petku.
Kjo trupe do te gjykoje dosjen e Gerdecit, ku te pandehur jane 29 persona, mes te cileve edhe ish-gjenerale te larte te ushtrise shqiptare, si edhe Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli.
Nga ana tjeter procesi ne Gjykaten e Larte per te pandehurin Fatmir Mediu eshte caktuar per javen e pare te korrikut, per shkak te mungeses se gjyqtares Irma Bala, e cila ndodhet jashte vendit per arsye shendetesore.
Top Channel