Gattuso “shkel” syrin Chelsea-it

17/06/2009 15:00

Gennaro Gattuso kerkon te bashkohet  me ish trajnerin tashme i larguar tek Chelsea, Carlo Ancelotti duke vleresuar edhe “Premier League” si kampionatin qe pershtatet me lojen e tij.

“Me pelqen ‘Premier League’ dhe mendoj qe eshte kampionati me i mire per karakteristikat e mia . Nuk e di se c’mund te ndodhe. Jam lojtar i Milan qe prej shume kohesh dhe nuk eshte e lehte qe te largohem por do te shikojme. Chelsea eshte nje ekip I madh dhe te punosh me Ancelotti-n eshte shume bukur. Kemi punuar bashke tete vjet me rradhe dhe per mua eshte si nje baba I dyte, eshte trajner I madh dhe njeri I madh” –tha Gattuso per gazeten angleze “Mirror”.

Largimi i mesfushorit energjitik italian per tek londinezet e Chelsea  mund te behet realitet per faktin qe atje Gattuso do te gjeje trajnerin Ancelotti. Megjithate duhet pare se sa eshte i gatshem ekipi i Milan te heqe dore nga sherbimet e tij.

Top Channel