
Perfeqesuesit e shoqates se skuderive po perpiqen te shkrijne akullin me Federaten Nderkombetare te Automobilizmit per ceshtjen e buxhetit te sezonit 2010 dhe ate te regjistrimit.
Fota i ka derguar nje leter shefit te FIA-s, Max Mosley dhe pronarit te Formula 1, Bernie Ecclestone ku kerkon shtyrjen e afatit te regjistrimit per boterorin 2010. “Ka ardhur koha qe te arrijme ne nje marreveshje te perbashket”, shkruhet mes te tjerash ne leter. Ne vijim, Fota kerkon mirekuptimin e FIA-s per, duke theksuar se ky eshte nje hap domethenes nga ana e skuderive.
“Kerkojme qe te shikoni me kujdes propozimin tone per te evituar mospjesemarrjen e skuderive me te medha ne F1”, thekson Fota qe mendon per shtyrjen e afatit te regjistrimit qe skadon diten e premte.
Nderkohe FIA ka reaguar menjehere duke kerkuar regjistrimin e skuderive per te nisur me pas bisedimet, “Nuk ka kohe per te diskutuar. Duhet te firmosni dhe te pranoni pjesemarrjen e pakushtezuar”, thuhet ne komunikaten e FIA-s drejtuar skuderive “rebele”.
Top Channel