KFOR-i do te reduktoje prezencen e vet ne Kosove, brenda dy viteve ne vetem 2500 trupa. Shkak per kete eshte siguria ne Kosove dhe gjendja e qendrueshme.

Lajmi u be i ditur ne nje konference per media nga admirali amerikan i NATO-s per Evropen juglindore, Marks Fitzgerald. “Keto 2500 trupa do te jene te shperndare ne gjithe Kosoven, aty ku ka nevoje me shume per stabilitet dhe siguri”, tha admirali Fitzgerald.

I pyetur nga gazetaret per rolin e Forces se Sigurise se Kosoves, Fitzgerald perjashtoi mundesine e zevendesimit te KFOR-it me FSK, duke e quajtur ate si force qe do te merret thjesht me ceshtje emergjente.

Fillimisht KFOR perbehej nga 50 000 trupa nga vendet anetare te NATO-s dhe vendet jo anetare, nen nje komande dhe kontroll te bashkuar.

Top Channel