Bushati zbulon Kombetaren U-20 per Peskara 2009

17/06/2009 09:10

Trajneri Artan Bushati beri zyrtare listen me futbollistet qe do te kete ne skuader per Lojerat Mesdhetare, Peskara 2009.

Per kete aktivitet, ku Shqiperia eshte mes 12 vendeve qe marrin pjese me perfaqesuesen Under-20, drejtuesi i stolit kuqezi i ka besuar me se shumti futbollisteve qe luajne brenda vendit.

Mes 18 futbollisteve te perzgjedhur, vetem dy prej tyre aktivizohen ne kampionatet evropiane. Behet fjale per Klodian Saminan dhe Ditmar Bicaj, qe mbrojne ngjyrat e Belasica Petriç, ne kampionatin elitar ne Bullgari (A PFG).

Te gjithe te tjeret jane pjese e skuadrave qe gjate sezonit te kaluar ishin pjese e Kategorise Superiore. Klubet me te perfaqesuara jane Flamurtari, Vllaznia dhe Partizani me nga tre lojtare, ndersa pas tyre vijne Teuta dhe Elbasani me dy elemente.

Ne porte, titullari pritet te jete talenti vlonjat, Shpetim Muçka, ndersa fanella me numrin 12 i takon zbulimit te vitit ne Lushnje, Ibrahim Bejte. Gjithsesi, sulmi duket se do te jete pika me e forte e skuadres se Bushatit: tekniku duhet te zgjedhe ndermjet tre talenteve te padiskutueshem, te Ardit Shehajt e Elhan Galices se Flamurtarit dhe Vilfor Hyses se Teutes.

Shqiperia U-20 luan ne Grupin D, ku kundershtaret jane Spanja dhe Tunizia. Perveç “Furise se Kuqe” qe edhe ne nivele moshash ka Kombetare mjaft te forta, te pakten ne leter Tunizia duket e kalueshme. Ata do te jene rivalet direkt te kuqezinjve per vendin e dyte ne grup, duke qene se kjo arritje siguron kalimin ne turin tjeter. Skuadra e pare dhe e dyte e Grupit D ndeshet respektivisht me te dyten dhe fituesen e Grupit C, ku luajne Libia, Maroku dhe Mali i Zi. Aktiviteti per futbollin fillon me 25 qershor dhe perfundon me 5 korrik, dita e finales, qe do te luhet ne stadiumin “Adriatik” te Peskares.

Top Channel