Vllaznia ben merkato jashte Shqiperise

16/06/2009 08:55

Pasi ka regjistruar nje sezon te deshtuar, ku u eliminua ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise dhe e humbi titullin kampion ne ndeshjen e fundit te sezonit ne perballjen direkte me Tiranen, Vllaznia tashme ka kthyer syte nga merkatoja, me synimin per te ndertuar nje ekip te denje, i cili do te mund te garantonte nje ecuri te mire ne Europa League, por edhe arritjen e dy trofeve te kampionatit shqiptar te futbollit.

Burime te besueshme prane klubit kuqeblu kane bere te ditur dje se, drejtuesit shkodrane jane perqendruar ne pistat jashte Shqiperise per te gjetur disa perforcime per skuadren.

Per momentin nuk behet e ditur se cilat jane keto pista, nderkohe duket se eshte perjashtuar mundesia e ndonje perforcimi nga kampionati shqiptar. Shkak per kete te fundit eshte bere edhe fakti se elementet e pelqyer nga trajneri Hasan Lika duket se e kane lidhur te ardhmen e tyre me skuadrat perkatese.

Dje ishte parashikuar nje udhetim skuadres drejt Pukes, ku do te zhvillohet edhe nje faze pergatitore dyjavore, por qe eshte shtyre per sot.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta