Tragjedia e 9 nentorit u paralajmerua

16/06/2009 08:35

Tragjedia e 9 nentorit te vitit te kaluar, ku si pasoje e shembjes se nje pallati humben jeten tre persona, mund te parandalohej.

Inxhinieri gjeolog qe ka bere studimin e terrenit, mbi te cilin do te ndertohej qendra e re tregtare, e ka percaktuar si te papershtatshem per shkak te shtresave te paqendrueshme gjeologjike te zones.

Me tej ai ka sugjeruar se nese firma “Arti” sh.p.k do te merrte persiper ngritjen e godines, duhet te merrte masa shtese per te rritur sigurine e ndertimit. Ne seancen gjyqesore te radhes, per çeshtjen penale ne ngarkim te shtate personave te akuzuar si pergjegjes per rrezimin e pallatit ne lagjen “11 janari”, inxhinieri gjeolog Thanas Llahana ka zbuluar per here te pare raportin e tij teknik per qendren e re tregtare. Ne deshmine e tij, e cila ka zgjatur vetem pese minuta, zoti Llahana eshte perqendruar te menyra e studimit dhe permbajtja gjeologjike e terrenit ne zonen ku do te ndertohej godina shtatekateshe e qendres tregtare nga firma e ndertimit “Arti” sh.p.k.

Ai ka paraqitur para trupit gjykues dokumente dhe shkresa, te cilat jane te administruara si prova materiale nga organi i akuzes, avokati mbrojtes dhe trupi gjykues, pas tragjedise. Sipas ketyre dokumenteve, gjeologu Llahana kishte dhene paraprakisht opinionin teknik per paqendrueshmeri te terrenit ku pretendohej te lartesohej godina, perbri asaj qe u rrezua. Llahana ka shpjeguar dje para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Desard Avdulaj, se sipas studimit te kryer per terrenin perkates, eshte vertetuar se toka kishte perberje shtufore dhe te paqendrueshme.

Kjo ishte e formuluar qartesisht edhe ne raportin qe ndodhej brenda dosjes qe u administrua nga Prokuroria e Gjirokastres nje dite pas tragjedise. Kesisoj Llahana rezulton te kete paralajmeruar zyrtarisht dhe me shkrim per rrezikun e tragjedise, sipas te cilit vendi ku pretendohej te ngrihej godina shtatekateshe ishte i paqendrueshem dhe per kete ai ka sugjeruar marrjen e masave shtese nga firma e ndertimit, nese do te ndermerrej nje hap i tille.

Pasi ka dhene shpjegimet e tij ne seancen e djeshme gjyqesore, mbrojtja e te akuzuarve ka kerkuar nga trupi gjykues deshmine e eksperteve, te cilet u moren me administrimin e fakteve ne terren pas tragjedise per te zbardhur çeshtjen. Grupi i eksperteve, i perbere nga kater persona, pritet te jape deshmine ne seancen e radhes qe do te zhvillohet pas dy javesh.

Ne raportin e nxjerre nga ekspertet ne muajin janar te vitit te kaluar, dy muaj e gjysme pas tragjedise, eshte perjashtuar nga pergjegjesia ne rolin e gjeologut te bashkise, Thanas Llahana, dhe inxhinieri Luan Bufi. Inxhinieri gjeolog u prangos nje dite pas tragjedise, por me pas organi i akuzes u bind per pafajesine e tij, ne momentin e paraqitjes se provave nga ana e grupit te eksperteve. Llahana u lirua pasi qendroi 40 dite ne dhomat e paraburgimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta