Trafikimi i njerezve, DASH: Shqiperia, vend burim

16/06/2009 16:35

Shqiperia eshte nje vend burim per trafikimin e njerezve, te cilet nxirren edhe me force jashte kufijve per t’iu nenshtruar punes se detyruar.

Keshtu thuhet ne fillim te raportit per trafikun e njerezve per vitin 2009, te publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Raporti thekson se te dhenat tregojne se gjysma e viktimave te trafikut jane nen moshen 18 vjec, ndersa viktima te trafikut seksual jane vajzat dhe grate rreth moshes 15-25. Me te rrezikuar jane individet qe vijne nga komuniteti rom.

Sipas DASH, qeveria shqiptare nuk ka realizuar standartet per eliminimin e trafikut, nderkohe qe po punon per te luftuar kete fenomen.

Ne raport rekomandohet qe qeveria te hetoje zyrtaret e perfshire ne trafiqe dhe te vazhdoje te punoje me OJQ-te dhe shoqerine civile.

Nderkohe raporti veren se qeveria ka bere progres per aspektin ligjor kunder trafiqeve gjate vitit 2008, duke denuar shfrytezimin seksual dhe punen e detyrueshme permes kodit penal, qe ndeshkon fajtoret me 15 vjet heqje lirie.

“Megjithate korrupsioni i perhapur ne te gjitha nivelet dhe sektoret ne shoqerine shqiptare mbetet nje pengese per uljen e  nivelit te trafikut njerezor”, thuhet ne raport.

Top Channel