
Pavaresisht renies ne Serine B, Torino ka arritur te siguroje sherbimet e yllit te mesfushes, Blerim Xhemaili. Gjate sezonit te kaluar, shqiptaro-maqedonasi me pasaporte zvicerane luajti ne skuadren “Granata” ne forme huazimi nga anglezet e Bolton.
Paraqitjet e mira ne mesfushe, ku 23-vjeçari ishte mes lojtareve te paket qe spikaten ne nje sezon te deshtuar, e kane bindur presidentin Urbano Kairo te bleje edhe gjysmen tjeter te kartonit.
Per Torinon, qendrimi i Xhemailit mund te cilesohet nje arritje mjaft e madhe, pasi per futbollistin interesoheshin edhe Lacio dhe Napoli nga Seria A.
Nepermjet organizatorit me origjine shqiptare, drejtuesit e klubit shpresojne te rikthehen qe prej vitit te ardhshem ne kampionatin elitar ne Itali. Xhemaili eshte ambientuar shume mire ne qytetin verior, kur u rikthye ne formen me te mire pas atij demtimi mjaft te rende ne gju.
Top Channel