Shehi premton lehtesi per biznesin

16/06/2009 20:55

Dashamir Shehi, kryetar i Levizjes per Zhvillim Kombetar, gjate nje takimi me banoret e Kombinatit ka premtuar politika te reja ne ndihme te biznesit.

“Ofrojme nje politike si Poli i Lirise, qe do te beje nje skeme te re per privatizimet”, ka deklaruar Shehi.

Ndersa anetari i kryesise se Partise Demokristiane, Frrok Gjini gjate fushates elektorale ne Puke ka asistuar ne pranimin e 150 anetareve te rinj ne kete force politike.

Sipas tij, perfshirja e te rinjve ne politike eshte garanci e nje qeverisjeje te mire. “Me 28 qershor te marrim pjese ne votime. Votoni lirshem dhe me bindjen se ju me voten tuaj do sillni ndryshimin”, ka pohuar Gjini.

Top Channel