Ruci: Rama, kontribut ne anetaresimin ne NATO
16/06/2009 22:40
Kandidati i PS-se per qarkun e Fierit, Gramoz Ruci ka deklaruar ne emisionin “Top Story” ne Top Channel se Edi Rama ka nje kontribut te madh ne futjen e Shqiperise ne NATO.
“Edi Rama me ane te qendrimit te tij pas shperthimit ne Gerdec beri te mundur futjen e Shqiperise ne NATO. Ai i dergoi leter sekretarit te pergjithshem te NATO-s duke i kerkuar qe te ndahet ngjarja ne Gerdec me anetaresimin ne NATO dhe ky te realizohet per te miren e qytetareve shqiptare”, eshte shprehur Ruci.
Ndersa per kryetarin e PR-se, Fatmir Mediu ka deklaruar se “eshte marrezi qe te mendohet qe letra e Edi Rames futi Shqiperine ne NATO”.
“Kane qene reformat e ndermarra nga qeveria qe ben te mundur anetaresimin”, theksoi ai.
Top Channel