
Kandidati socialist ne Qarkun e Fierit dhe nje nga eksponentet me te larte te kesaj partie, Gramoz Ruci e ka cilesuar Qarkun e Fierit si shume te rendesishem ne zgjedhjet e 28 qershorit per shkak te rendesise gjeografike, numrit te popullsise dhe peshes ekonomike.
“Duke u nisur nga funksionet qe kam ne parti, eshte vendimi i partise time qe te mbuloj qarkun me te madh pas Tiranes. Fieri eshte nje qark interesant dhe ka specifiken e tij ne dallim nga qarqet e tjera. Kam shkuar atje per te shpalosur pergjegjesite qe forca ime politike ka”, shprehet Ruci.
Ne vijim, ai foli per vrasjen ne fshatin Qerret, ku nje militant ekzekutoi nje te ri. “PS ka denuar krimin dhe ka shprehur keqardhjen per personin qe humbi jeten. Ketu fshihet dhe perdoret politikisht kjo ngjarje. Para 44 ditesh u vra nje politikan ne dere te shtepise dhe maxhoranca qe ka per detyre te zbuloje kriminelin ben memecin dhe shurdhin e qorrin. Kemi te bejme me dy mentalitete te ndryshme, filozofi te ndryshme. Kjo eshte e denueshme dhe opinioni publik duhet te marre mesazhe te tjera. Dhuna ne te gjitha rastet eshte e keqe por nuk mund ta shikojme pergjegjesine tek militantet por tek politika e institucionet e shtetit. Cfare duhet te mendoje nje qytetar i nje vendi kur nje kryeminister shan nje deputet me nene me moter dhe me pas i thote: do te te vras. Dhuna frymezohet nga administrata shteterore”, akuzon kandidati socialist.
Ai ka folur edhe per ceshtjene kartave, duke theksuar se aktualisht jane 400 mije votues pa mjetin e identifikimit. “Fushaten e opozites e zhvillojne te gjithe kandidatet e strukturave organizative te Shqiperise, ndersa per maxhorancen, fushaten e zhvillojne drejtoret. Politika dhe politikanet duhet te perpiqet t’u pergjigjen shtetasve te vet. Maxhoranca e la problemin e kartave per 6 muajt e fundit dhe nuk e shikon si sherbim. Ne thellojme mospjesemarrjen ne votime me mungesen e dokumentit te identifikimit”, qarteson ai.
Ne debatin perballe Fatmir Mediut, Ruci ka folur edhe per ate qe e quajti abuzimi me Albpetrolin. “Sot Albpetroli eshte i falimentuar. Nga 340 mije ton nafte qe prodhoheshin ne vitin 2005, sot prodhohen vetem 159 mije ton sepse militantet e PD-se paraqiten ne banke dhe firmosin ne fund te muajit. Nese genjej, ai elektorat me degjon dhe neser do me ndeshkoje me vote. Humbja e Albpetrolit sot eshte 380 milione leke te reja. Ata qe kane dale nga reforma nuk marrin asistence dhe qeveria u thote se duhet te bejne gjyq”, deklaron kandidati i selise roze, sipas te cilit, opozita ka dy detyra; te beje pasqyren e maxhorances dhe eshte e interesuar per infrastrukturen, voten dhe fjalen e lire.
Top Channel