
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka firmosur nje marreveshje afatgjate me Fondin Monetar Nderkombetar, ne fushen e asistences teknike.
Pakti u arrit ne datat 8-9 qershor ne Uashington, SHBA, pas nje viti negociatash rreth mundesise per te marre nga FMN-ja mbeshtetje financiare.
Shqiperia eshte anetare e FMN-se, e per rrjedhoje konsultimet mes dy paleve do te vijojne, por ndryshe nga marreveshja e shkeputur ne janar 2009, vendi nuk mund te perfitoje me fonde, sikurse po marrin vendet e rajonit.
Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Artur Papajani, shpjegoi dje per mediat pikat e marreveshjes, e cila erdhi si kerkese e vazhdueshme e pales tone.
“FMN u njoh me ecurine e reformave te kryera nga ne. Mesuan se çfare po ndodh me realizimin e planit, zbatimin e ligjit te ri per procedurat tatimore dhe nivelin e sherbimit ndaj tatimpaguesve. Pas kesaj, Departamenti i Çeshtjeve Fiskale ne FMN shprehu vleresime per punen tone”, tha Papajani. Takimi i zhvilluar pak dite me pare, ishte ne kuader te administrimit te te ardhurave gjate periudhes se krizes nderkombetare dhe reformat e ndermarra nga administratat tatimore te vendeve te Ballkanit dhe Hungarise.
Bashkepunimi
Zyrtaret me te larte te FMN-se jane njohur per dy dite rresht me te dhenat e sistemit tatimor shqiptar, duke dale ne konkluzionin se ecuria e deritanishme paraqitet pozitive.
Papajani evidentoi faktin se gjate paraqitjes se te dhenave, vetem Shqiperia rezultonte me rritje te arketimeve ne kohe krize, duke lene te habitur FMN-ne. Fondi u njoh dhe me reformat fiskale, ne menyre te veçante me Programin e Sfides se Mijevjeçarit, financuar nga USAID, SHBA.
“Ne i kerkuam FMN-se mbeshtetje ne vazhdimesi per realizimin e programit tone strategjik (i rishikuar) 2009-2012”, theksoi kreu i Tatimeve. Nisur nga keto fakte, FMN pranoi te mbeshtese financiarisht teknologjine e informacionit ne Drejtorine e Tatimeve, me qellim rritjen e sherbimit ndaj biznesit. Ne fund te takimit nga delegacionet pjesemarrese u nenshkrua edhe nje memorandum i perbashket ku konfirmohet mbeshtetja e fuqishme do kene vendet e rajonit nga ky organizem ne funksion te strategjise te percaktuar tashme, te aderimit ne Bashkimin Europian.
Top Channel