Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Kryetari i PS-se Edi Rama po fokusohet keto dite ne disa ceshtje te caktuara qe merr persiper programi i PS te zgjidhe sic jane varferia, papunesia dhe analfabetizmi.
Duke i prekur nga afer ne terren keto ceshtje shefi i socialisteve ishte ne familjen Gjoka ne fshatin Kodercerre pak kilometra ne dalje te qytetit te Burrelit. Konstatimi ishte: 11 fryme qe nuk arrijne dot te ushqehen me buke dhe gjysma prej tyre analfabete.
Rama, miting ne Burrel
Dhe fill pas kesaj vizite ne familjen Gjoka e cila nuk eshte e vetme qe jeton nen kufijte e skamjes dhe padijes, kryetari i PS, u fokusua ne takimin elektoral ne qender te qytetit te Burrelit tek politikat qe perfshin programi qeverises i socialisteve per zbutjen e varferise dhe zhdukjen e analfabetizmit.
“Nderkohe qe ne flasim per papunesine dhe varferine e skajshme ne veri te vendit, zyrtaret e moren vesh vetem para dy javesh se librat e shkollave shiteshin”, u shpreh Rama.
Angazhimi i kryetarit socialist perballe mijera banoreve te Burrelit ishte nje politike e re qe do te rimekembe arsimin, ku librat e shkolles do t’i japim falas per cdo femije te varfer.
Shefi i socialisteve Edi Rama u kerkoi voten shqiptareve me 28 qershor, duke thene se transformimi qe do t’i jepet vendit do te jete i madh.
Top Channel