Probleme me listat e votuesve?

16/06/2009 23:20

Nje rast konkret i denoncuar prane Top Channel hedh hije dyshimi mbi pastertine e listave elektronike te zgjedhesve. Nje kerkim i thjeshte ne kete liste nxirren 6 shtetase me emrin Sonila Topi.

Duke qene se edhe emri Skender eshte po aq i perhapur, me kete atesi rezultojne tre Sonila Topi.

Nje shtetase me emrin Sonila Skender Topi banon ne komunen e Fierit, Shegan.

Kurse dy te tjera banojne ne minibashkine 3 ne Tirane dhe votojne ne te njejten qender votimi, ne shkollen Hasan Prishtina.

Rastesi apo dublim qe i ka shpetuar pastrimit te rregjistrit elektronik?

Fakti qe dy shtetaset Sonila Skender Topi, qe banojne ne minibashkine 3, kane datelindje te ndryshme, duket se perjashton mundesine e dublimit.

Burime nga minibashkia 3 ne Tirane te kontaktuara me telefon nga Top Channel, pohuan se kane dyshime te forta se ky rast mund te jete i qellimshem.

Te njejtat burime konfimuan se do te kontrollohen ne vijim rregjistrat dhe punonjesit e gjendjes civile te kesaj minibashkie.

Ne rast se behet fjale per nje gabim njerezor, do te shihet nese eshte bere padashje apo ka qene i qellimshem?

Dhe ne fund, nese rezulton i qellimshem, do te shihet nese eshte ky nje rast i izoluar apo ka edhe raste te tjere, te kesaj natyre.

Top Channel