Pranohet doreheqja e gjyqtarit, Kreshnik Omari

16/06/2009 14:45

Kryetari i gjykates se Tiranes ka pranuar ne mesdite doreheqjen nga trupa gjykuese per ceshtjen e Gerdecit, te gjyqtarit Kreshnik Omari.

Doreheqja e zotit Omari eshte pranuar nje dite pasi ai dorezoi kerkesen per shkak te konfliktit te interesit, pasi bashkeshortja e tij eshte avokate ne te njejten studio qe mbron te pandehurin Ilmi Lacaj.

Te merkuren pritet qe shorti te rihidhet serish per te zgjedhur kryesuesin e trupes gjykuese qe do te shqyrtoje ceshtjen ndaj 29 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit, mes te cileve edhe ish-gjeneralet me te larte te ushtrise shqiptare, si edhe Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli. Nga ana tjeter procesi ne Gjykaten e Larte per te pandehurin Fatmir Mediu eshte caktuar per javen e pare te korrikut, per shkak te mungeses se gjyqtares Irma Bala, e cila ndodhet jashte vendit per arsye shendetesore.

Nga te dhenat duket se te dyja proceset e Gerdecit do te zvarriten pergjate gjithe ketyre muajve dhe pritet qe keto gjyqe te startojne vetem ne shtator.

Top Channel