
Ceremonia e organizuar pas nje projekti disa ditor mbi pjesmarrjen e grave ne vendimmarrje, ishte nje rast per Presidentin e Republikes qe te jepte edhe njehere vleresime mbi rolin e grave ne shoqerine shqiptare.(UPDATE)
“Une shpresoj qe pjesemarrja juaj edhe ne funksion te zgjedhjeve te pergjithshme politike te dates 28 qershor do te jete shume e rendesishme, do te jete aktive, do te jete e ekuilibruar, sepse mesazheret me te mire per shoqerine ju siguroj qe jane grate. Ju duhet te dini te perçoni meshazin, sepse shoqeria shqiptare ka shume, shume nevoje qe zgjedhjet e dates 28 te zhvillohen vertet te lira, te zhvillohen ne nje klime te qete, t’i largohemi ne menyre definitive episodeve te dhunshme, qe ndodhin diku dhe qe duhet te denohen nga te gjithe, qe zgjedhjet e dates 28 te jene nje arritje e rendesishme per Shqiperine, mbas se cilave rruga drejt Bashkimit Evropian padyshim qe nuk do te jete nje rruge e ngushte, nuk do te jete nje rruge me kthesa, por do te jete nje bulevard i gjere”, u shpreh Topi.
Per perfaqesuesin e OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch grate duhet te shprehin ne zgjedhje vullnetin e tyre jashte presionit te jashtem, te ushtruar ne kuader te votimit familjar:
“Justifikimi i kesaj sjellje duke e etiketuar thejsht si nje pjese e “kultures shqiptare”, nuk vlen me per vitin 2009. Faktoret politike shqiptare duhet te tregojne se jane serioze ne arritjen e ambicieve te tyre te integrimit, sidomos tani si nje shtet anetar i NATO-s, e duhet te dalin me nje qendrim publik te patundur per te denuar nje sjellje te tille ndaj grave ne diten e zgjedhjeve” u shpreh Bosch.
Sipas tij autoritetet e administrimit te zgjedhjeve kane nje pergjegjesi te qarte per te parandaluar kryrjen e veprimeve te tilla diten e zgjedhjeve.
“Te biem dakort qe ne zgjedhjet parlamentare shqiptare te vitit 2009, populli shqiptar te hedhe tej fenomenin e shemtuar te votimit familjar ne koshin e plehrave te historise se politikes, aty ku e ka vendin dhe do te votoje sipas zgjedhjes se vet. Tani le te presim me kenaqesi daten 28 qershor, te presim nje fushate zgjedhore ku te gjitha partite politike te jene ne gjendje te paraqesin programet dhe vlerat e tyre ne menyre te hapur, te lire dhe transparente. Le te shpresojme qe keto zgjedhje te arrijne standartet e kerkuara, ku vlerat e popullit shqiptar perkthehen ne menyre te sakte dhe te ndershme ne vende ne Parlament”, shtoi me tej Bosch.
Ne kete projekt te OSBE-se, ambasades se Vendeve te Ulta dhe asaj te Suedise, u trajnuan fillimisht 51 gra nga shoqeria civile dhe partite politike, 16 prej te cilave, pjesmarrese ne listat zgjedhore, iu nenshtruan ne fund nje trajnimi te posacem ne Tirane. Kurorezuar me nje diplome ne fund te trajnimit, nje foto me Presidentin e Republikes dhe ambicien per nje vend ne Parlamentin e ardhshem.
Top Channel