
Numri i makinave te siguruara ne Shqiperi gjate kater muajve te pare te ketij viti qe me i ulet ne krahasim me vitin e kaluar, fenomen qe ndodh per here te pare, behet e ditur nga statistikat e publikuara nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare.
Per periudhen janar-prill, ne Shqiperi u shiten 105 mije polica sigurimi per palet e treta, (MTPL), ose rreth 500 me pak se e njejta periudhe e vitit te kaluar.
Numri i makinave te siguruara ne Shqiperi, tregues qe mat edhe numrin real te makinave ne qarkullim, ka pesuar vetem rritje gjate viteve te fundit, per shkak se gjithnje e me shume njerez kane qene te afte financiarisht per te blere nje makine. Mosrritja e numrit te makinave, ndodh ne fakt per here te pare.
Pavaresisht se numri i makinave te siguruara nuk eshte rritur, te ardhurat e kompanive te sigurimit nga ky segment i tregut kane shenuar nje rritje te lehte prej 4.5 per qind, gje qe eshte furnizuar nga rritja e çmimeve te policave te sigurimit.
Shume pronare makinash kane shtyre per me vone riperteritjen e polices se sigurimit, nderkohe qe numri i makinave te sapoimportuara qe kane hyre ne treg, ka qene shume i ulet si pasoje e krizes. Policat e sigurimit te pergjegjesive ndaj paleve te treta, te cilat blihen si detyrim ligjor nga pronaret e makinave te te gjitha llojeve, perbejne pjesen derrmuese te te ardhurave te industrise se sigurimit.
Ne Shqiperi besohet se qarkullojne rreth 200 mije makina, por deri tani jane shperndare targa per 360 mije te tilla. Ekspertet e Ministrise se Transporteve vleresojne se diferenca perbehet nga makina qe kane dale nga qarkullimi, por qe pronaret e tyre nuk i kane dorezuar targat.
Shqiperia ka densitet shume te ulet makinash ne raport me popullaten, krahasuar me vendet e tjera fqinje apo vendet e Bashkimit Europian.
Top Channel