Nigeri, ekzekutohet kapiteni pasi fitoi kampionatin
16/06/2009 15:40
Nje ngjarje tragjike ka tronditur futbollin nigerian ku kapiteni i klubit Bayelsa United, Adel Tador eshte ekzekutuar me arme zjarri pasi u shpall kampion i vendit.
Ngjarja ndodhi vetem pak ore pasi ai ngriti kupen ne qiell. Lajmin e ben te ditur shefi i zyres se shtypit te skuadres nga Ebi Avi ne nje citim te BBC. Versioni i tij eshte se, kapiteni u qellua me plumba ne koke nga nje hajdut.
Tador po kthehej ne shtepi pas barazimit 2-2 kunder Warri Wolfes qe i lejoi skuadres se tij te fitonte kampionatin. Zona ku banonte futbollisti eshte shume e njohur per shkak te sulmeve terroriste ndaj kompanive te nxjerrjes se naftes.
Top Channel