Montezemolo: Nuk ndryshojme qendrim ndaj FIA-s

16/06/2009 15:10

Presidenti i Ferrarit, Luca Cordero Montezemolo ka ritheksuar edhe nje here qendrimin e palevizshem ne konfliktin me FIA-n per ceshtjen e buxhetit te vitit 2010.

“Qe prej fillimit te muajit maj, qendrimi jone nuk ka ndryshuar asnjehere por nuk dua te vazhdoj me polemikat. Cdokush merr vendimet e tij. Nuk e kuptoj pse deshirojne ta shkaterrojne ne kete menyre Formula 1”, shprehet shefi i kokekuqes nga Maranello.

Ne vijim, ai pohon se gjate diteve te ardhshme nuk do ndryshoje asgje nese FIA nuk do terhiqet nga vendimi per rregulloren e re. “Ne keto momente nuk mund te themi asgje tjeter pervecse pozicionit qe kemi pasur; kemi vendosur kushte te qarta per te marre pjese ne kampionatin e sezonit te kaluar dhe ky vendim nuk do ndryshoje”, shton Montezemolo.

Top Channel