Milo ne Devoll: Votat per te majten

16/06/2009 20:25

Stacioni i radhes per kryetarin e Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo ka qene qytetit i Devollit.

Gjate prezantimit te kandidateve per deputet, Milo ka pohuar se vota ne 28 qershor duhet te shkoje per te majten shqiptare, si e vemtja force politike qe mund te nxjerre Shqiperine nga trancizioni.

“Ne radhe te pare duhet te bejme nje ndryshim cilesor te qeverisjes. Te mos perserisim gabimet e se kaluares. Ky vend duhet te dale nga tranzicioni”, ka pohuar Milo.

Pasi kane shetitur bashke qytetet kryesore te Shqiperise ne kuader te turit “Rock and politic”, Erion Veliaj ka huazuar nga miku i tij kengetar Alban Skenderaj te kenduarin.

I shoqeruar ne Rrogozhine nga kandidatet e qarkut te Tiranes, Arbjan Mazniku dhe Juliana Hoxha, Veliaj i inkurajoi me pas te rinjte te besojne te ndryshimi, qe sipas tij do te vije me 28 qershor.

“Dicka magjike po ndodh, po vjen ndryshimi dhe ky eshte ndryshimi i te rinjve. Ndaj kete magji do ta shikoni te gjithe bashke, te majte apo te djathte. Betejen e 28 qershorit duhet ta fitojne te rinjte”, ka deklaruar Veliaj.

Top Channel