
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se per te nuk perben aspak nje problem kandidimi ne qarkun e Fierit.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Mediu ka theksuar se ka nje lidhje te vecante me kete qytet dhe ka shprehur bindjen per fitoren e PR.
“Fieri eshte qyteti im ku kam kaluar pjesen me te madhe te jetes. Eshte nje qytet me tradita e tolerance. Lidhja ime me te daton qe ne 91-shin, me kandidimin ne vitin 1992, 96, 97, 2001 e me radhe. Nuk jam shkeputur nga Fieri as ne raportin politik e as ne ate njerezor dhe kam punuar per te ndertuar nje te ardhme per te”, ka pohuar Mediu.
Duke komentuar vrasjen e nje aktivisti te PD ne fshatin Qerret, Mediu ka denuar ngjarjen lidhur me te cilen ka theksuar se nga ana e opozites duhet te kishte pasur nje reagim me te ndjeshem.
“Ajo qe ndodhi ne Qerret ka nuance politike. Duhet nje reflektim nga te dyja palet, por edhe nje ndjese qe duhet te fillonte nga PS per jeten e humbur. Duhet te denohet dicka qe eshte e keqe, por ajo qe vihet re sot eshte se fushata zgjedhore eshte kthyer ne nje fushate te organizuar mediatikisht”, eshte shprehur Mediu.
Ndersa lidhur me vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, kreu i PR pervec se ka nenvizuar se ka pasur raporte te mira me te, ka theksuar se tani i takon prokurorise qe te zbardhe ngjarjen.
“Deputeti Fatmir Xhindi ishte nje person shembullor dhe une kam pasur marredhenie me te pasi vijme nga i njejti rreth. Vajtja ne varrimin e tij e te gjitha fraksioneve politike tregon se mazhoranca ka vepruar ne menyren e duhur. Tani i takon prokurorise qe ta zbardhe ate”, ka nenvizuar Mediu.
Me tej, duke e vene theksin tek zgjedhjet, kreu i PR ka theksuar se ato duhet te jene sipas standarteve evropiane, pasi duke qene nje anetar i NATO-s vendit nuk i lejohet te gaboje.
Gjithashtu, ai ka vleresuar procesin e pajisjeve te qytetareve me karta identiteti, aq te kontestuar nga opozita.
“Duhet te kemi zgjdhje te lira e te ndershme, pasi jemi nje vend qe pretendojme se kemi standarte evropiane. Sa per pajisjen me karta identiteti, eshte hera e pare qe behen zgjedhje me to dhe me regjister dixhital. Ndersa ne 8 vjet nga PS nuk u be asgje. Nderkohe qe tani PS formulonte akuza”, ka shtuar Mediu.
Top Channel