Inter hap ankandin per mbrojtesin Maicon

16/06/2009 17:15

Kur mendohej si ishte Ibra ai qe do braktiste Interin kete vere, ne siperfaqe ka dale nje tjeter emer, e ardhmja e te cilit mund te vendoset gjate oreve ne vazhdim.

Behet fjale per mbrojtesin e fuqishem brazilian, Maicon, i cili vazhdon te shprehe pakenaqesi per trajtimin ekonomik qe po i behet. Shoqeria zikalter nuk mund te duroje tekat e lojtarit ne fjale dhe sipas te gjitha gjasave ka hapur nje ankand per skuadren qe do sakrifikoje me shume per ta marre.

Duke pare se ne gare jane klube gjigande si Real Madrid, Manchester City por edhe Manchester United, Maicon nuk do ngurronte per te bere gati valixhet, ndersa Interi do te fuste ne arke disa miliona. Aktualisht, oferta me konkrete eshte ajo e Alex Ferguson prej 25 milione eurosh. 

Top Channel