Erdogan, me Berishen per inaugurimin e Durres-Kukes

16/06/2009 08:45

Kryeministri i Turqise, Rexhep Taip Erdogan, vjen ne Shqiperi tri dite perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare.

Qellimi i vizites se kreut te qeverise turke eshte perurimi i rruges Rreshen-Kalimash, pjese e autostrades Durres-Kukes. Me ftese te Kryeministrit Sali Berisha dhe te firmes “Bechtel Enka”, kreu i qeverise turke do te vizitoje dhe peruroje perfundimet e punes se njeres korsi te aksit Rreshen-Kalimash.

Me 25 qershor, Kryeministri Berisha dhe ministrat e tij do te shkojne serish ne rrugen me te cilen “mburren” perpara elektoratit. Ashtu siç ishte parashikuar, Partia Demokratike e hapi fushaten elektorale me rrugen Durres-Kukes dhe e mbyll ate ne po te njejten menyre. Mediat turke ishin te parat qe kane dhene lajmin e vizites se Kryeministrit Erdogan ne Shqiperi.

“Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan do te peruroje autostraden, e cila eshte ndertuar nga nje konsorcium turko-amerikan dhe qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven”, shkroi dje faqja e lajmeve turke online “Haber”. Me tej, media turke informon se Erdogan do t’i bashkohet Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, ne ceremonine e perurimit te autostrades me 25 qershor. Autostrada 61 kilometra eshte ndertuar nga konsorciumi i kompanise amerikane “Bechtel” dhe firma e ndertimit turke “Enka”.

Ajo do te shkurtoje kohen e udhetimit Shqiperi-Kosove nga 6 ne 4 ore. Me 31 maj, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, moren pjese ne ceremonine e shembjes se murit ne tunelin qe lidh Thirren me Kalimashin, pjese e autostrades Durres-Kukes-Morine. Me ndertimin e ketij aksi, Tirana do te jete me afer me Prishtinen.

Rruga e re do te kaloje ne akset Durres-Vore-Fushe Kruje-Milot-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes dhe Morine dhe gjatesia totale e saj eshte 170 kilometra. Autostrada do te jete gati 45 kilometra me e shkurter se rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e udhetimit do te reduktohet ndjeshem.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta