Ceka ne Shushice: Prioritet punesimit

16/06/2009 20:40

Komuna e Shushices ne qarkun e Elbasanit ka qene ndalesa e radhes e kreut aleancist, Neritan Ceka.

Problematika e punes dhe jeteses ne fshatin shqiptar e vecanerisht ne qarkun e Elbasanit ka qene kryefjala e ketij takimi.

“Eshte komuna e Shushices, rruga e re qe shkon ne Gjinar dhe prapa eshte lagjia e re ku jane shtepi te reja, qe s’kane ekzistuar me pare”, eshte shprehur Ceka.

Ndersa kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikolle Lesi gjate nje takimi me banoret e komunes se Balldrenit ka premtuar ndertimin e nje ujesjellesi te ri.

Lesi tha perpara banoreve te zones se, ne Parlament duhen njerez me shpirt punetor dhe me autoritet dhe jo servile.

“Ne Parlament duhet te shkojne njerez qe kane ze dhe shpirt, qe kur flasin e trembin qeverine dhe jo deputete qe nuk kane force dhe 4 vjet nuk flasin”, ka pohuar Lesi.

Nderkohe, kryetari i PDI, Tahir Muhedini ka zhvilluar sot nje takim elektoral me banoret e Shijakut. Muhedini ka ftuar banoret te votojne PDI, per t’i dhene mundesine komunitetit cam te qarkut te Durresit te kete perfaqesuesit e tij ne Parlament.

“PBI do coje ne Parlament djemte e saj, sepse kemi nje popullsi came qe duhet te jetoje me dinjitet”, ka deklaruar Muhedini.

Top Channel