
Qendrimi disa oresh i kreut te demokrateve ne Tropoje, pervec ritkhimit te Berishes ne vendlindje pas 12 vjetesh, kishte edhe nje simbolike tjeter, nderimin e Azem Hajdarit.
Duke inauguar rrugen prej 13 kilometrash ne komunen Margegaj, qe lidh Bajram Currin me gryken e Valbones, zoti Berisha tha se ishte vendim i tij per t’i dhene kesaj rruge emrin e Azem Hajdarit.
“Kam vendosur t’i jap kete emer kesaj rruge per te nderuar mikun tim, nje simbol qe ne nje aspekt i afrohet shume atij. Ai dhe levizja qe ai udhehoqi ishte levizja me e bukur ne historine kombetare te shqiptareve dhe rruga eshte nje rruge shume e bukur, kalon ne nje terren shume te bukur, kalon ne mjedis madhor, ndaj une per te nderuar Azemin, per te nderuar pavdekesine e tij, kjo rruge do te mbaje emrin ‘Azem Hajdari'”.
Zoti Berisha tha se shume shpejt do te perfundojne edhe disa rruge te tjera, qe mundesojne zhvillimin e zonave turisitike ne alpe.
Top Channel