
FIFA ka hedhur poshte pretendimet e Egjiptit qe kerkoi anulimin e ndeshjes se humbur 4-3 me Brazilin, me justifikimin se arbitri e dha penalltine pasi u konsultua me anesorin qe mendohet se ka pare aksionin te riperseritur.
“Vendimi i marre ne fund te takimit ka qene fryt i punes ne grup mes arbitrit kryesor dhe asistentit te linjes Mike Mullarkey, i cili ka pare faullin”, thuhet ne nje komunikate zyrtare te publikuar nga FIFA pak ore pas ankeses se Egjiptit. Arbitri anglez Webb akordoi nje 11 metersh per Brazilin ne minuten e 91-te pasi u konsultua me anesorin qe sipas FIFA-s nuk e ka pare perseritjen.
Trajneri i Egjiptit, Hassan Shehata e ka komentuar me ironi kete episod. “Me aq sa e di une nuk ka asnje rregull qe ne futboll te perdoret prova televizive. Nuk po kundershtojme vendimin por menyren si arbitri e dha. Ndoshta rregullat kane ndryshuar dhe askush nuk na i ka thene”, shprehet Shehata.
Top Channel