Ajan: Peshengritja shqiptare, histori suksesi

16/06/2009 08:45

Vetem pak ore perpara pjesemarrjes ne Kampionatin Boteror te Peshengritjes per te rinj, qe do te zhvillohet ne Bukuresht, sporti qe ka sjelle rezultatet me te larta ne Shqiperi ka marre vleresimet e radhes.

Tamas Ajan, presidenti i Federates Boterore ka folur me superlativa per rezultatet e shtanges ne nente vitet e fundit. Gjate takimit me kreun e FSHP-se, Esat Ademi ne kryeqytetin rumun, ai ka premtuar gjithashtu edhe mbeshtetje te fuqishme per zhvillimin e metejshem te kesaj disipline ne vendin tone.

“Peshengritja shqiptare e dhjetevjeçarit te fundit mund te cilesohet pa frike si nje histori suksesi”, deklaroi Ajan. Ecuria e nente viteve te fundit, ku sportistet shqiptare kane fituar medalje dhe tituj boterore apo kontinentale, ishin ne qender te vemendjes. Kreu i IEF-se theksoi se keto rezultate te larta kane bere qe Ademi te behet anetar i bordit ekzekutiv te Federates Boterore.

“Nuk mund te mohohet se peshengritja ne rajonin e Mesdheut ka njohur nje rritje te konsiderueshme dhe ne kete kendveshtrim, edhe Shqiperia ka perjetuar nje shperthim per sa u takon arritjeve ne nivelet kontinentale e boterore, theksoi veterani i peshengritjes. Natyrisht, nje merite te madhe kane edhe drejtuesit e federates, me presidentin Ademi”.

Drejtuesi me i larte i ketij sporti ka vleresuar edhe rolin e Shqiperise ne Konfederaten Mesdhetare te Peshengritjes. “Fryma e suksesit te Shqiperise eshte transmetuar edhe ne kete Konfederate. Vendi juaj do te gezoje mbeshtetjen e vazhdueshme te IeF-se, ne çdo hap qe do te ndermerrni”, theksoi Ajan.

Kampionati Boteror per te rinj dhe te reja ka startuar gjate dites se djeshme. Ne kete aktivitet, qe perfundon me 21 qershor, do te marrin pjese kater shtangiste kuqezinj: tre meshkuj, Briken Calja, Ervis Tabaku dhe Endri Karina dhe nje femer, Sherjana Ruci. Sipas sekretarit te pergjithshem te Federates Shqiptare te Peshengritjes, Ilir Kraja, gjendja e sportisteve eshte mjaft e mire.

Vitin e kaluar, e vetmja medalje per perfaqesuesen tone u fitua nga Erkand Qerimaj (ne stilin e shtytjes me 181 kg). Edhe kete vit, objektivi eshte arritja e medaljeve, duke qene se Calja dhe Tabaku marrin pjese per here te dyte ne kete eveniment dhe kane eksperience te mjaftueshme per te pretenduar rezultate te larta. Nen drejtimin e trajnerit Sokol Bishanaku, e para qe do te ngjitet ne pedane ne Bukuresht eshte Sherjana Ruci. Me 17 qershor (neser), ajo do te konkurroje ne peshen 58 kg.

Ne te njejten dite, ne peshen 69 kg per meshkuj konkurron edhe Briken Calja. Gara e peshengritesve shqiptare vazhdon me 19 qershor me Ervis Tabakun, ne peshen 85 kg, ndersa nje dite me pas ne pedane hipen edhe shtangisti i fundit, Endri Karina, ne peshen 94 kg.

Pas Boterorit per te rinj, kater sportistet do te udhetojne drejt Italise, per te marre pjese ne lojerat mesdhetare “Peskara 2009”.

Ata jane pjese e skuadres me 10 peshengrites (7 meshkuj dhe 3 femra), me te cilet Shqiperia do te paraqitet ne kete aktivitet nga 25 qershori deri me 5 korrik. Nje detaj mjaft interesant eshte edhe rikthimi i Fetije Kasajt, e cila ka perfunduar pezullimin 2-vjeçar per perdorimin e substancave te ndaluara.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta