“Zgjohet” drama shqipe, shpallet konkursi

16/06/2009 20:00

Nje konkurs per dramen shqiptare. Projekti i perbashket mes MTKRS, Teatrit Kombetar dhe ambasades austriake eshte prezantuar sot dhe pritet te perfundoje ne muajin shkurt, ku fituesi do te dale pas vleresimeve te nje jurie nderkombetare.

“Konkursi i drames shqipe ka per qellim te sjelle drama te reja qe trajtojne temen pertej kufijve. Vepra nuk duhet te jete e botuar apo te jete vene ne skene dhe jo me pak se pese personazhe. Gjithashtu, vepra do te perkthehet ne anglisht per t’u shqyrtuar nga juria ne fund te shkurtit”, deklaron Christis Papker, regjisor austriak dhe njekohesisht koordinator i ketij konkursi.

I vetedijshem per mungesen e drames shqipe, drejtori i TK, Kristaq Skrami shprehet optimist pasi ky konkurs mund te sjelle autore te mbetur ne hije gjate ketyre viteve.

“Eshte nje ndihmese per Shqiperine, per te thyer barrierat dhe kufijte e deritanishem”, pohon Skrami.

Fituesi i ketij konkursi do te perfitoje 3.500 euro, ndersa vepra e tij do te perkthehet ne gjuhen gjermane dhe do te botohet ne 11 mije kopje, per t’u ngjitur me pas ne skenat e huaja, nje ballafaqim i artit shqiptar me ate europian.

Top Channel