
Skadon edhe afati me i fundit dhe te Partizani serish asgje nuk ka ndryshuar. Ne perfundim te ndeshjes “play-out” Partizani-Kastrioti, te humbur 1-0 nga te kuqte dhe qe i rrezoi keta te fundit ne kategorine inferiore, presidenti Albert Xhani premtoi edhe njehere se “do t’i shlyej te gjithe futbollistet brenda 15 ditesh dhe do ta ribej perseri Partizanin e madh”.
Ishte pikerisht dita e shtune skadenca e afatit 15-ditor te presidentit, kur lojtaret e Partizanit do te duhej te merrnin parate ne dore dhe po kete dite do te mesohej edhe se cili do te ishte projekti i se ardhmes se skuadres, qe njekohesisht mund te percaktonte edhe te ardhmen e grupit te lojtareve te sezonit te fundit.
Por, edhe ky premtim i Xhanit rezultoi bosh, ashtu si shume te tjere gjate ketij sezoni. Si ne te kaluaren, edhe dje situata te klubi i te kuqve ka mbetur e njejte: te gjithe jane ne pritje te nje haberi te ri, pasi presidenti Xhani mesohet se ka vene nje afat te ri.
Megjithate, ndersa klubi nuk leviz, skuadrat e tjera nuk qendrojne duarkryq. Pjesa derrmuese e ekipeve te Superiores i kane kthyer syte nga Partizani me synimin per te “rrembyer” ndonje element te nevojshem per skuadrat e tyre. Shume prej “heronjve” te “demave te kuq” e pranojne tashme se kane marre oferta nga klube te tjera per sezonin e ardhshem, por nuk kane vendosur asgje, sepse ne fillim ata deshirojne te degjojne fjalen perfundimtare te presidentit Xhani.
Nga burime brenda klubit, ky i fundit ka leshuar edhe nje tjeter premtim nga te vetat: “Me duhet edhe pak kohe dhe gjithçka do te zgjidhet”. Durimi i te gjithe atyre qe presin fjalen e tij po shkon drejt fundit dhe nese gjerat nuk behen te qarta ne pak jave, jane te gatshem per nje “eksod” masiv, pasi koha e sakrificave sipas tyre tashme ka marre fund. Megjithate, per momentin kane vendosur t’i japin edhe nje shans presidentit, pasi edhe koha pret. Ashtu si lojtaret, ofertat nuk mungojne as per trajnerin Shpetim Duro, i cili beri nje performance te mire ne krye te te kuqve, edhe pse qendrimi ne elite nuk varej vetem prej tij. Besa e Xhat Bizhdilit e pret krahehapur. Madje mes tyre ka edhe nje para-marreveshje, qe ka si kusht pritjen e nje pergjigjeje perfundimtare deri ne fund te javes qe vjen. Kjo kohe perkon edhe me skadencen e premtimit te Xhanit.
“Eshte e vertete qe kam marre disa oferta gjate ketyre dy javeve dhe se me ka joshur mundesia per te drejtuar Besen ne sezonin e ardhshem, u shpreh ish-ndihmesi i trajnerit kroat te Kombetares, Oto Bariç.
Me klubin e Kavajes kam rene parimisht dakord, por akoma nuk e kam vendosur, pasi ndihem ende trajneri i Partizanit dhe nuk dua ta braktis. Te premten kam takuar presidentin Xhani, i cili me kerkoi edhe nje jave kohe per te dhene nje vendim perfundimtar. Nese do te ndryshoje situata financiare, ekipi do te ruaje formen e tij, une do te qendroj ketu”. Por nese kete fundjave Xhani nuk ka nje zgjidhje te pelqyeshme, atehere Duro, edhe pse me zemer te thyer, do te zgjedhe pankinen e Beses”, ka perfunduar trajneri Duro.
Top Channel