Queens Club, Murray nderon Britanine pas 71 vjetesh

15/06/2009 15:50

Pas 71 vjetesh, turneu britanik i tenisit Queens Club fitohet nga nje britanik.

Skocezi Andy Murray futet keshtu ne historine e tenisit te ketij vendi, pasi mposhti ne finale 2-0 amerikanin James Blake. I fundit britanik qe e kishte fituar kete trofe ishte Beny Austin ne vitin 1938.

Finalja qe zgjati me pak se 1 ore, u mbyll 2-0 ne favor te Murray, i cili perfitoi mjaft mire nga nervozizmi i tepruar i amerikanit Blake. Per 22 vjecarin skocez ky eshte trofeu i katert sezonal dhe i 12-ti ne karrieren e tij. “Ishte nje jave shume e mire per mua, kam luajtur tenisin me te mire deri tani”, deklaroi menjehere pas ndeshjes Murray.

Top Channel