Figo: Shpenzimet e Real, te turpshme
15/06/2009 20:50
Florentino Perez vazhdon te jete ne qender te kritikave pas dy blerjeve te bujshme menjehere sapo mori presidencen e Real Madrid.
Kete here eshte nje ish lojtar “merengues” qe kritikon politiken e kreut te klubit madrilen. Luis Figo e cileson si nje veprim te pavend shpenzimin e 160 milione eurove per te marre ne “Bernabeu” dy yjet e futbollit boteror.
“Ne kete kohe krize, shifra qe shpenzoi Reali eshte e turpshme”, deklaron ish interisti ne nje interviste per gazeten “AS”. Ne vijim, ai ka folur edhe per ceshtjen me te nxehte te momentit, Zlatan Ibrahimovic.
“Gjate viteve te fundit eshte rritur shume si lojtar. Ne fund gjithesecili duhet ta zgjedhe vete rrugen qe mendon”, thekson portugezi.
Top Channel